Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Filma rreth të drejtave të njeriut nga e gjithë bota shfaqen në Tiranë

Tiranë, 10 shtator – Të hënën fillojnë në Tiranë dhjetë ditë të mbushura me filma cilësorë rreth temës së drejtave të njeriut.

Tashmë për herë të 15-të, “International Human Rights Film Festival-Albania” do të sjellë në Tiranë nga data 14 deri më 24 shtator filma nga e gjithë bota, duke u fokusuar këtë viti tek “Të Drejtat e Fëmijëve dhe Grave”, bën të ditur Ambasada e Gjermanisë në Tiranë.

Ambasada thekson se ky festival këtë vit do të mbahet nën masat parandaluese kundër koronavirusit dhe vetëm në ambiente të hapura.

Gjermania e mbështet festivalin edhe këtë vit. Angazhimi për të drejtat e njeriut është një gur themeli i politikës së jashtme gjermane/ATSH.