Filarmonia e Kosovës do të mbajë sonte koncertin tradicional, i cili do të organizohet në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, koncert ky që do të përmbyll aktivitetet e këtij viti.
Siç tha dje në një konferencë për media Drejtori i Filarmonisë, Baki Jashari, në këtë koncert do të jenë dy shfaqje koncertale, njëra në orën 17:00 e tjetra në orën 20:00, por që as këto dy orare nuk u mundësojnë të gjithë të interesuarve për muzikë klasike t’i shohin ato, për shkak të sallës së vogël ku ato mbahen.
Edhe sivjet, koncerti tradicional i vitit të ri do të jetë me vepra të popullarizuara të literaturës operistike.
Jashari bëri të ditur se do të prezantohen një varg solistësh vendorë dhe nga Shqipëria.
Filarmonia e Kosovës gjatë vitit 2019 ka realizuar gjithsej 20 projekte koncertale që janë realizuar nga orkestra simfonike, kori i Filarmonisë në koncerte vetjake, dhe disa projekte vokalo-instrumentale të përbashkëta me solistë vokal nga rajoni dhe bota.
-
Viti 2019 për Filarmoninë e Kosovës me mungesë të infrastrukturës dhe financave
-
Filharmonia mbyll vitin me festë midis ambicieve e mungesës së kushteve, sonte në “Express”
-
Filharmonia mbyll vitin me festë midis ambicieve e mungesës së kushteve
-
Filharmonia e tingujve të Pavarësisë dhe kushteve të çakorduara
-
E diel, 17 shkurt 2008: Koncerti i Pavarësisë, gati