Ngjarjen më të madhe në vend që i dedikohet arkitekturës, edicioni i pestë e gjen me ndryshime të shumta, shkruan sot Koha Ditore.
Këtë vit sjell rreth 40 aktivitete të ndryshme që do të shtrihen në disa qytete të Kosovës. Nga “Java e Arkitekturës në Prishtinë” tashmë është shndërruar në “Festivali i Arkitekturës në Kosovë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër dallim prej katër edicioneve të kaluara, kur “Java...” shtrihej në kryeqytet, sivjet gjatë tre muajve përveç në Prishtinë, ku mbahen ngjarjet kryesore, punëtori të ndryshme do të organizohen edhe në Gjakovë, Pejë, Prizren, Mitrovicë e Ferizaj.
“Festivali...” do të hapet më 3 korrik dhe do të zgjasë deri më 3 tetor. Qëllimi mbetet prezantimi i arkitekturës vendore për komunitetin dhe publikun e gjerë dhe njohja me teoritë bashkëkohore globale të arkitekturës dhe planifikimit hapësinor dhe metodologjitë në terren. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.