Me qëllimin që të promovojë mendimin kritik ndaj planifikimit hapësinor, si dhe t’i riaktivizojë ndërtesat dhe hapësirat publike me ide të reja për përdorimin e tyre, Festivali i arkitekturës ka nisur edicionin e tetë me radhë.
Ky festival do të realizohet në tridhjetë e gjashtë prezantime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër tetë vjet me radhë prej se organizohet festivali, organizatorët thonë se kanë bërë përpjekje që ta promovojnë dhe ta debatojnë mbrojtjen e arkitekturës dhe trashëgimisë urbane të Kosovës.
“Struktura publike” është tema e edicionit të sivjetmë.
Sipas Bekim Ramkut, organizator i festivalit, debatet dhe ligjëratat në këtë festival janë të favorshme kryesisht për studentët e arkitekturës.
Ramku thotë se organizimi për nga ana logjistike ishte i lehtë për shkak të kohës së pandemisë, ndërkohë tregon se shume arkitektë janë të interesuar të marrin pjesë në debate.
Edicioni i tetë i Festivalit të Arkitekturës në Prishtinë do të zgjasë deri më 15 tetor në platformën online.