Kulturë

Elida Shasivari: Ja pse roli i Mojës ka pasur jetëgjatësi

Aktorja e teatrit “Hadi Shehu” në Gjakovë, Elida Shasivari, ka një histori të gjatë në aktrim.

Në episodin e radhës në “PRO X”, ajo rrëfen gjithë rrugën e saj në skenën e teatrit e në role të shumta humoristike. Shasivari studimet i filloi për matematikë, por në fillim të viteve ‘80, karriera e saj mori kah tjetër. Ajo para pesë dekadave u bë aktore e teatrit.

Aktorja nga Gjakova rrëfen se si e realizoi rolin e shfaqjes “Karnavalet e Korçës” ditën që u martua.

Gjatë kohës së luftës ajo humbi bashkëshortin, por asnjëherë nuk u dorëzua. Humori dhe skena ishin gjithnjë pjesë e saj, ani pse kthimi në Gjakovë në shtëpinë e djegur e bën aktoren nga Gjakova që të fillonte gjithçka nga zeroja.

Shasivari u bë e njohur me rolin e Mojës, që sipas saj është i gjithi satirë. Në emisionin “Pro X”, ajo tregon se ku mendon që ekziston jetëgjatësia e këtij roli te publiku.

“Unë i kam disa parime të mija dhe ndoshta ajo është arsyja përse disa karaktere kanë zgjatur më shumë. Unë politikën nuk e dua, në banalitet dhe në fe nuk hyj”, ka thënë ajo gjatë intervistës në emisionin “PRO X”.

Shasivari, përveç aktrimit, u bë pjesë edhe e organizimeve humanitare për t’i ndihmuar gratë që kishin humbur familjarët gjatë luftës.

Për dashurinë dhe respektin që merr nga publiku dhe planet e saj në të ardhmen, këto dhe shumë më shumë Elida Shasivari mund t’i shikoni në emisionin e plotë: