Aktorja Muradije Muriqi, këtë javë sjell në emisionin “Pro X” rrëfimin e saj si aktore e teatrit “Hadi Shehu” në Gjakovë. Për 35 vjet si aktore, ajo ka luajtur në 59 role të ndryshme të shfaqjeve.
Gjatë karrierës së saj, Muriqi tregon që gjithmonë e kanë tërhequr rolet dramatike për shkak të fëmijërisë së vështirë dhe humbjes së babait në moshë të re.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjithmonë më kanë tërhequr rolet dramatike. Mendoj që ndikojnë në përjetimet e fëmijërisë që të përcjellin gjithmonë. Gjithmonë kam dëshirë të luaj role pak më dramatike. Nuk është që kam dalë e dobët në komedi, por e kam dashur gjithmonë dramën”, ka thënë ajo në emisionin “PRO X”.
Gati dy dekada pas vrasjes së babait të saj, Muriqi kishte vendosur të bëhej pjesë e aksionit për pajtimin e gjaqeve në fillimvitet ‘90. Ajo në emisionin “Pro X” ka rrëfyer për momentin e faljes së gjakut.
“E falëm në mënyrë shumë të sinqertë, sepse aksioni ka qenë i sinqertë”, ka thënë ndër të tjera ajo.