Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Ekspozita bashkëkohore nga Meriton Maloku

“Më shumë se balancë dhe fërkim” vjen me udhëtim në dimensione të ndryshme kohore, me ndërrim rolesh dhe abstraksion në art.

Në hapësirën e modifikuar të “Stacionit” u ekspozua vepra më e fundit e Meriton Malokut, fitues i “Artistët e së nesërmes” vite më parë, raporton “Express” i KTV-së.

Një piramidë e krijuar nga letrat e lojës dhe një ekran ku shfaqej bashkëveprimi dhe lidhja mes një prindi dhe të birit, paraqitën bashkëpunimin dhe njëkohësisht, ndërrimin e roleve, përderisa në disa skena shihej prindi duke e udhëhequr të birin, e më vonë e kundërta.

Ndërrimi i roleve që shihej në ekran, paraqet një përmbysje të një rendi të caktuar në momentin që fëmija fillon të udhëheqë dhe mësojë babanë e tij.

Nga shumë të pranishëm, ky interaksion u cilësua si i trishtë dhe nostalgjik.

Arti bashkëkohor ka tendencë të ndihet dhe të prekë ndryshe të pranishmit, gjë që edhe u arrit gjatë kësaj ekspozite.

“Më shumë se Balancë dhe Fërkim” është pjesë e programit vjetor të ekspozitave të Stacion- Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe modul i çmimit “Artistët e së nesërmes”.

Artikuj të ngjashëm