Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Ma shumë se balancë dhe fërkim” midis frikës e ngufatjes

Me letra bixhozi ngrihen tri objekte. Janë aso letra bixhozi që vështirë mund të ndërtosh forma të ndryshme me to. Një prekje i rrënon. Madje edhe lëvizjet e ajrit janë të ndjeshme në raport me to, shkruan sot Koha Ditore.

Krejt ata që hyjnë për t’i parë objektet janë të kujdesshëm kur u ofrohen atyre. Secili ia cakton një kufi vetes. Kush më afër e kush më larg, frikën për rrënimin e tyre e ka të ngjashme. Në fund të horizontit, shihet një ekran. Aty paraqitet një njeri i cili mundohet të ndërtojë diçka nga letrat, por nuk ia del. Duket se bëhet nervoz nganjëherë pasi i shemben objektet që ka për synim t’i ngrejë.

ekspozitën personale të Meriton Malokut, në objektin e ish-klubit të boksit “Prishtina” nga qendra për art bashkëkohor, “Stacion”, vepra e tij “Ma shumë se balancë dhe fërkim” nuk është e kompletuar. Është një proces që artisti e ka ndalur aty. Qëllimi i nxitjes së debatit është synimi i tij. Estetikja pak i intereson. Si person klaustrofobinë e ka obsesion. E këtë ka nisur ta shfaqë edhe nëpërmjet provokimeve që bën me art. Në ambientin e errët, ku vepra zë vend në një hapësirë të ngushtuar qëllimshëm, gjithçka frymon në një lloj paniku/ Shaban Maxharraj. (Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).