Emisioni “Express Summer” në një edicion special dedikuar regjisorit Bekim Lumi, në dyvjetorin e tij të vdekjes, solli në ekran rrëfime të padëgjuara më herët.
Tre miqtë e tij të skenës, regjisorja Melihate Qena, aktori Afrim Muçaj dhe dramaturgu Arian Krasniqi, ndanë për shikuesit e Kohavisionit, copëza kujtimesh me Lumin.
Bekim Lumi vdiq më 30 korrik të vitit 2018. Gjatë kësaj bisede, u fol për krijimtarinë e Lumit, që nga hapat e parë në skenën teatrore e deri në realizimin e shfaqjes së tij të fundit “Arturo Ui”, që konsiderohet një lloj testamenti artistik.
Artikuj të ngjashëm
-
Bekim Lumi – luftëtar i pakompromis i kauzave e betejave teatrore
-
Beqir Beqiri përkujtohet si punëtori në heshtje që la gjurmën e tij në Teatër
-
Beqir Beqiri – portreti i ndritshëm që u bë shtyllë e Teatrit Kombëtar
-
Pas lëndimeve në vendin e punës, vdiq punëtori i KEK-ut
-
14 prill 1987: Dita kur e gjithë Jugosllavia mbeti e nemitur