Një pjesë e stafit të Drejtorisë së kulturës në Komunën e Gjilanit do të zhvendoset gjatë ditëve në vazhdim në hapësirën e Bibliotekës së qytetit.
Janë katër persona nga kjo drejtori që do të kenë zyrat e tyre në këtë bibliotekë, që është investim i Komisionit Evropian.
Vendimi është marrë nga kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ndërkohë opozita është duke e kundërshtuar, raporton KOHA.
Isufi, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, thotë se ka hapësira të tjera ku Drejtoria e Kulturës mund të zërë vend, përpara se të vendoset në bibliotekë.
Drejtoria e Kulturës nuk ka objekt të posaçëm dhe stafi i saj aktualisht është i vendosur në zyrat e Teatrit të qytetit.
Drejtoresha e Kulturës, Deniza Limani, thotë se nuk kanë zgjidhje tjetër për momentin dhe se bibliotekës do t’ia zënë vetëm një nga kthinat e saj.
Edhe
VV-ja në Gjilan kundërshton vendosjen e Drejtorisë së Kulturës në Bibliotekë
Vendimi për këtë zhvendosje, sipas oponentëve, nuk është diskutuar në Kuvendin Komunal.
KTV-ja ka provuar të marrë prononcim nga një pjesë e stafit të bibliotekës të cilët janë ankuar prapa kamerës, por nuk kanë pranuar të deklarohen as punonjësit e as drejtori i tyre, Qazim Azizi.
-
Opozita akuzon qeverisjen Rama për uzurpim të bibliotekës “Hivzi Sylejmani”
-
Këndi Arkivor i Shqipërisë shumë shpejt në Bibliotekën e Gjilanit
-
VV-ja vlerëson se pushteti në Gjilan po menaxhon dobët me kulturën dhe sportin
-
LDK-ja në Gjilan, fushatë në bibliotekë - u pengoi studentëve e stafit, kritikohet nga opozita