Dogana e Kosovës në disa raste nuk është duke iu përmbajtur ligjeve aktuale sa u përket librave. Importuesit e librave nuk paguajnë taksë doganore për këtë “mall”.
Madje as tatimi mbi vlerën e shtuar nuk paguhet në Doganë, por në shitje. Por në disa raste Dogana e Kosovës i detyron ata që pranojnë libra nga shtete të tjera të paguajnë taksë doganore e edhe TVSh-në në mënyrë që të mundë t’i marrin librat, qofshin ata edhe dhuratë, shkruan sot Koha Ditore.
Kryeministri Ramush Haradinaj në qershor të këtij viti në Panairin e Librit në Prishtinë kishte paralajmëruar se TVSh-ja për librin do të hiqej.
Një gjë e tillë nuk është bërë ende. Projektligji për TVSh-në – që përcakton zero tatim mbi vlerën e shtuar ndaj librave – ende është në Kuvend dhe pritet që të votohet. Qeveria e ka kaluar në tetor të vitit të kaluar...(Më gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")
-
Dita Botërore e Librit me më pak lexues e pa politika institucionale
-
Gjatë qershorit, Qeveria pret projektligjin me zero tatim për librin
-
Rrahmani: Ndihma e shtetit për librin vazhdon të bëhet keq
-
Danimarka do ta heqë TVSH-në për librat, në përpjekje për ta stimuluar leximin
-
Lexuesit kërkojnë heqjen e taksave për libra