Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Dëshmi për funksionimin, arkivin, bibliotekën dhe politikat botuese të Rilindjes

Mes hirit e pluhurit, në mes asaj që konsiderohej e papërdorshme, shkrimtarja Ervina Halili vendosi të mbledh gjurmë të rrethanave historike të ish-shtypshkronjës “Rilindja”.

Ajo nisi mbledhjen e arkivave personale të shkrimtarëve kosovarë gjatë viteve 1945-1999.

Arkivi dhe historitë gojore u bënë pjesë e platformës “Arkivi Virtual i Shkrimtarëve të Kosovës”, e realizuar mbrëmë në ambientet e Kino Armatës.

Shkrimtarja ka thënë se kjo nuk ishte aspak një punë e lehtë, por me këmbëngulje vendosi ta përfundonte me sukses, raporton “Express” i KTV-së.

Përves shfaqjes së dokumentarit “N’Rilindje”, për rëndësinë e këtij projekti kanë folur shkrimtarë e artiste si dhe mbështetësit e realizimit të tij.

Fokusi i diskutimit ka qenë tek funksionimi i dikurshëm i ndërmarrjes, arkivi që kishte atëherë, biblioteka dhe politikat botuese.

Edhe Ervina Halili, në gjurmë të rrethanave historike të “Rilindjes” Kulturë Ervina Halili, në gjurmë të rrethanave historike të “Rilindjes”

Kjo platformë është pjesë e programit të organizatës joqeveritare “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”.

Aktiviteti është pjesë e projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore” I zbatuar nga program I OKB-së UNDP, zyra e BE-së dhe qeveria suedeze.