Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Banksy reagon ndaj murit ndarës në Bethlehem

Vepra e fundit e artistit Banksy, që ka si qendër një skenë nga lindja, është zbuluar në një hotel në Bethlehem.

“Mbresa e Bethlehemit” shfaq një skenë nga lindja, Marinë, Jozefin dhe foshnjën Jezus, mirëpo në vend të një ylli që qëndron krahas tyre, shfaqet një vrimë e madhe plumbi që kalon nëpër një mur ngjyrë gri, transmeton sot Koha Ditore shkrimin e The Guardian.

Vepra është shfaqur në hotelin “Walled Off”. Prona e Banksit, që ka pamje nga muri ndarës i qytetit, qëndron në hotelin e hapur dy vjet më parë dhe hoteli njihet si “hoteli me pamjen më të keqe në botë”, dhe është i mbushur me punë origjinale të Banksyt.

“Dashuri” dhe “Paqe” janë grafitet e shkruara në anglisht dhe frëngjisht në mure, derisa tri dhurata të mëdha janë në qendër të skenës.

“Është për Krishtlindje”, ka thënë menaxheri i hotelit, Wissam Salsaa, pasi që vepra ishte instaluar. “Banksy ka dhënë kontributin e tij për Krishtlindje”.

“Është një mënyrë e mirë për të vënë në pah historinë e Bethlehemit dhe historinë e Krishtlindjeve në një mënyrë tjetër”, përfshirë atë sesi palestinezët jetojnë në Bethlehem.

Kryevepra e hotelit është dhoma numër 3, e njohur si “Dhoma e Banksyt”, ku mysafirët mund të flenë në një shtrat dysh, nën veprën e Banksyit që shfaq një palestinez dhe një izraelit duke luftuar me jastëk.

Izraeli filloi ndërtimin e barrierës – një pjesë beton që shtrihet si gardh – në vitin 2002 gjatë ngritjes së Palestinës. I ndërtuar brenda “West Bank”, Izraeli ka thënë se muri është i nevojshëm për të ndaluar sulmet, por Palestina ka thënë se e ndan atë nga Jerusalemi.

Banksy është i njohur për deklarimin e mendimeve politike me grafite dhe është shfaqur edhe më herët në territorin e Palestinës.

Në një vizitë sekrete ai kishte vizatur një vajzë që ngrihej lart nga balona në murin ndarës dhe besohet se ka hyrë në Gaza për të realizuar katër murale, duke përfshirë edhe një me një derë metali ku paraqiste një prej hyjnive greke, Niobe, që mbulonte hapësirën e një shtëpie të shkatërruar.

Identiteti i artistit më të njohur të grafiteve në botë mbetet një mister dhe ai nuk ishte i pranishëm gjatë zbulimit të veprës së tij të fundit.

“Banksy po përpiqet të jetë një zë për ata që nuk mund të flasin”, ka thënë Salsaa, duke shtuar se ai “po krijon një model të ri të rezistencës përmes artit”. Me shumë festime tradicionale të Krishtlindjeve në Betlehem do të përshkohet java e ardhshme në kishën e ndërtuar në vendin ku të krishterët besojnë se lindi Krishti.

Artikuj të ngjashëm