“Mystic Eyes”, fotografia e cila paraqet një grua të mbuluar me vello të zezë e të tejdukshme, duke ia lënë të zbuluar vetëm pjesën e syve e duke i fokusuar ata, që për fotografin simbolizojnë bukurinë femërore, pasionin dhe misterin, u shpall fituese e edicionit të 39-të të konkursit më të madh të fotografisë në botë “Le plus Grand Concours Photo du Monde” në kategorinë “Beauty”, që organizohet nga revista e famshme me nam botëror ‘PHOTO’.
E realizuar në gushtin e vitit të kaluar në studion e tij në Prishtinë, kjo është njëra nga fotografitë e fundit të fotografit Arton Humolli, që modën dhe bukurinë i ka shndërruar në profesionin e tij tash e 15 vjet.
Artikuj të ngjashëm
-
“Të shenjtit e rëndomtë” në rrëfimin e jashtëzakonshëm fotografik
-
Fotografi refuzon çmimin prestigjioz që e fitoi me një fotografi të krijuar me inteligjencë artificiale
-
Imazhet më të bukura nga hapësira për 2019
-
E bukura e përjetshme e Fadil Berishës që s’njeh kufij
-
“Në sytë e tjetrit” kthen objektivin te portreti