Kjo rrugë çon në Kodrën e Trimave, ku ndodhet ish-restorant “Marsi”.
Objekti, tash e disa vite, ka mbetur krejtësisht i braktisur.
Fondacioni “Shtatëmbëdhjetë”, nën konceptin e artistes KOJA, ia ka kthyer ndriçimin kësaj hapësire.
Kioska që ndodhet pranë objektit është bërë po ashtu pjesë e ndërhyrjes artistike. Në të është shpalosur e gjithë historia e objektit nëpër etapa të ndryshme.
Fotografitë në album e vizualizojnë më së miri këtë pjesë të historisë.
Edhe
Loja e diellit me historitë e objektit të braktisur në “Kodrën e Trimave”
Dritaret dhe muret e zhveshura, janë skutat prej nga depërton drita. Artistja ka përdorur lojën me diellin për ta kthyer mesditën në formë artificiale, raporton “Express” i KTV-së.
Përmes këtij projekti, të pranishmit e përjetuan ndryshe një copë historie për objektin e braktisur. Ndërhyrja ka ardhur si thirrje për reflektim për ruajtjen e historisë dhe memories kolektive.
Fondacioni “Shtatëmbëdhjetë” sjell edicionin e dytë të “Metamorfozës”, pas performancës së vitit të kaluar, që zuri vend në objektin e ish-mensës së punëtorëve të kompanisë “Ramiz Sadiku”.
Për këtë intervenim artistik janë mbledhur rrëfime të njerëzve të lagjes dhe këndvështrime profesionale.
Profesori i arkitekturës, Arbër Sadiki, vlerëson se objekt si mund të shërbejë si gjenerues i kulturës dhe aktiviteteve kulturore e shoqërore.
Edhe
“Flirting with leftovers”, intervenim artistik për rivitalizim e kujtesë në ish-restoranin Mars
Ky objekt u ndërtua në fund të viteve ‘70 si vetëshërbim i NSHT ‘Voçari’. Në vitin 1995, nga vetëshërbimi ishte shndërruar në restorant. Pas luftës së fundit, objekti ishte klub nate, ndërsa prej vitit 2003 ka mbetur i braktisur.
Krahas kësaj ndërhyrjeje, artistja KOJA planifikon ta realizojë edhe një libër që mund të shërbejë si referencë për historinë e objektit dhe si thirrje për shpëtimin e vendeve që ndodhen në prag të shkatërrimit.