Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Artistja e thirrjeve për ndryshim nëpërmjet grafikave

Ndonjëherë talenti të cilin e kanë njerëzit vërehet që në fëmijëri. Kështu ka qenë edhe për Silvia Basson, e cila është rritur në veri të Italisë në pjesën rurale, afër Venecias, qytetit të ndërtuar në më shumë se 100 ishuj, të cilët lagen nga ujërat e Detit Adriatik.

Basso e ka parë dizajnin si një mënyrë për të shprehur gjërat e komplikuara. Ajo është rritur duke vizatur dhe këtë formë arti e ka përdorur si gjuhë komunikimi me të tjerët, shkruan sot “Koha Ditore”.

E dhënë pas vizatimeve, Basso vazhdon që të vizatojë edhe sot. Mirëpo tani ajo rolin e artit grafik në përçimin e mesazheve e sheh edhe tek skicat dhe vizatimet më të vogla.

Instrumenti i komunikimit instinktiv

Përderisa studionte në Akademinë e Arteve të Bukura, Basso ka eksperimentuar me përvojat e saj jetësore dhe ato i ka vënë shpeshherë në qendër të projekteve të saj akademike.

Mirëpo me të regjistruar Degën e Dizajnit Grafik në Venecia, ajo ka filluar që të fokusohet te problemet reale që i ka shoqëria, duke ofruar pasqyrime sa më të thjeshta të tyre përmes dizajnit grafik. Kur flet për këtë, me krenari potencon dizajnimet e saj të punuara në lidhje me rëndësinë që ka dhurimi i organeve.

Edhe “Arti si akt ndryshimi” përtej estetikës rigjeneron edhe mbeturinat Kulturë “Arti si akt ndryshimi” përtej estetikës rigjeneron edhe mbeturinat

“Mendoj se dizajni grafik është një instrument shumë i fuqishëm për të komunikuar në një mënyrë instiktive, me të drejtpërdrejtë, çështjet që janë komplekse. Me anë të vizualizimit të gjërave të gjithë njerëzit mund të kuptojnë të dhëna të komplikuara. Kështu që nuk ka nevojë që të përdoren shumë fjalë”, potencon Basso.

Veprat e Bassos shpeshherë kanë qenë pjesë e festivaleve. Për ta ajo ka realizuar punime të ndryshme. Në fakt kështu ka filluar edhe puna e saj e parë për të cilën është paguar. Gjatë studimeve ajo dhe një mike e saj e universitetit, pas ligjëratave kalonin kohë duke dizajnuar punime të ndryshme.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)