Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Artistët e së nesërmes” me tre finalistë

Vepra të ndryshme të tre artistëve, por që kanë të përbashkët marrëdhënien e kontekstit lokal dhe të jetës bashkëkohore, janë përzgjedhur për të garuar për çmimin “Artistët e së nesërmes”.

Ato mbulojnë praktika të ndryshme artistike, duke përfshirë pikturën, tekstin, instalacionin, grafikën dhe fotografinë.

Janë vepra të artistëve Qëndresë Deda, Dion Zeqiri dhe Altin Krasniqit. Këta janë tre finalistët e këtij çmimi, të përzgjedhur nga juria profesionale e përbërë nga drejtori i “Van Abbemuseum”, Charles Esche, studiuesja dhe drejtoresha e “Oral History Kosovo”, Erëmirë Krasniqi, kuratorja, shkrimtarja, redaktorja e ligjëruesja Jelena Vesiq, artisti dhe edukatori i artit Adrian Deva dhe drejtoresha e programit “Independet Curators International” në New York, Amanda Parmer, shkruan sot Koha Ditore.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” organizohet nga qendra për art bashkëkohor “Stacion”, e cila nëpërmjet një komunikate për media ka shpalosur edhe arsyetimin e jurisë për treshen finale. Fituesi do të shpallet më 5 dhjetor 2018 në “Klubin e Boksit” në Prishtinë, në përmbylljen e ekspozitës së finalistëve të “Artistët e së nesërmes”.

Në vendimin e jurisë, thuhet se interesimi këtë vit ka qenë i madh dhe për dallim nga viti i kaluar, është vërejtur rritje e kualitetit të artistëve që kanë aplikuar. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)