Shenjat e kuqe në një kub stalagmitesh në një sistem shpellash në Spanjën Jugore u krijuan nga neandertalët më shumë se 60 mijë vjet më parë, është pohuar në një studim të ri.
Në hulumtim është bërë e ditur se ngjyrosja u aplikua nga një proces spërkatjeje dhe fryrjeje rreth 20 mijë vjet para se njerëzit modernë të mbërrinin në Evropë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë studim i mëparshëm që ua atribuonte shenjat kushërinjve të zhdukur të njerëzve modernë u vu në dyshim. Disa ekspertë argumentuan se njollosja në “Cueva de Ardales” ndodhi natyrshëm.
Por një studim i ri i botuar në revistën “PNAS” mbështet pikëpamjen se pigmentet me okër të kuq të zbuluara në tri shpella në Gadishullin Iberik janë një formë e artit të shpellave të neandertalëve.
Aty thuhet se gjurmët dallohen nga materialet e tjera natyrore të marra në shpella për shkak të ngjyrave dhe teksturave të tyre të pazakonta.
Analiza e re, e cila përfshin të dhëna më të hollësishme, sugjeron se disa nga shenjat janë të vjetra rreth 65 mijë vjet.
Vepra e artit paleolitik, është shkruar aty, se duhet të jetë bërë nga neandertalët, një specie “motër” e “Homo sapiens”, pasi ata ishin banorët e vetëm njerëzorë të Evropës në atë kohë.
Hulumtimi gjithashtu zbuloi se pigmenti u aplikua në periudha të ndryshme, ndonjëherë më shumë se 10 mijë vjet larg.
Hulumtimi sugjeron se brezat e neandertalëve u kthyen në vend me kalimin e kohës për të bërë shenja simbolike. Studiuesit kanë thënë se ky studim do të shtojë dëshmi në rritje se aftësitë intelektuale të kushërinjve tanë evolucionarë mund të jenë nënvlerësuar.
Autorët e studimit “PNAS” kanë thënë se shenjat nuk ishin "art" në kuptimin e ngushtë të fjalës, por më tepër rezultat i "sjelljeve grafike", që synonin të krijonin simbole vizuale.
“Cueva de Ardales”, e vendosur në një varg malor në provincën spanjolle Málaga, u zbulua në vitin 1821 pasi një hyrje e fshehur u ekspozua pas një tërmeti.
Në vitin 2014, ekspertët thanë se një gdhendje e gjetur në një shpellë të veçantë në Gjibraltar siguroi dëshmi bindëse për artin e neandertalëve.
Modeli gjeometrik i identifikuar në Gjibraltar, në skajin jugor të Evropës, u zbulua nën sedimentet ku u zbuluan edhe vegla të tjera të përdoruara nga neandertalët.