Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Arben Zharku riemërohet drejtor i QKK-së

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka emëruar Arben Zharkun në pozitën e drejtorit të Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Mandati i drejtorit është katërvjeçar dhe ky është mandati i dytë për Arben Zharkun.

Arben Zharku rreth këtij vendimi u shpreh se për katër vite që ka qenë në pozitën e drejtorit në QKK, ka punuar me përkushtim dhe pasion maksimal.

“Besoj që do të mund të kontribuoj edhe më shumë në katër vitet e ardhshme, ku përveç tjerash, do të fokusohem në adaptimin e legjislacionit të Kosovës me shtetet e Bashkimit Evropian, angazhimin për futjen në funksion të Rregullores për Lehtësirat Financiare, lobimin për anëtarësimin e Kosovës në Eurimages dhe në Media Program”, ka thënë ai.