Dramat e autorëve shqiptarë në veçanti, por edhe ato të autorëve nga shtete të tjera të Ballkanit, çdo herë e më shumë po zgjojnë interesimin e audiencës turke.
Një hap drejt kësaj tashmë është bërë. Cehvher i ka përkthyer katër drama në gjuhën turke që janë botuar në një antologji të vetme, të titulluar “Antologji e dramës bashkëkohore nga Kosova” (‘Çagdas Kosova Oyunlari Seçkis’), shkruan sot “Koha Ditore”.
Bëhet fjalë për dramën “Bodrumi” të Ilir Gjocaj, e cila në turqisht ka titullin “Mahzen”, “Kafeneja në udhëkryq” (Kavasaktati Kafe) e Visar Krushës, “Vrasja e mushkonjës” (Sivrisinegi Oldurmek) e Xhevdet Bajrajt, dhe “Departamenti i ëndrrave” nga Neziraj, që në turqisht ka titullin “Ruya Birimi”. Promovimi i antologjisë u bë të hënën në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës, ku Cevher bashkë me Yılmaz Öğüt ndanë përvojat e tyre rreth këtij projekti.
“Vepra e Jeton Nezirajt nuk do të inskenohet njëherë, të paktën jo në teatro shtetërore”, ka thënë Cevher, kur ka prezantuar dramat dhe ka parashikuar se çfarë do të ndodhë me to pas përkthimit në turqisht.
“Së shpejti kemi zgjedhjet në Turqi dhe nëse diçka ndryshon ndoshta edhe do të inskenohet. Por do të shohim”, ka shtuar ajo, duke iu referuar situatës politike në vendin e saj. Censura dhe politikat e presidentit Recep Tayyip Erdogan janë të dukshme... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)