Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Anibari hap thirrjen për aplikim, konfirmohen datat e edicionit të dhjetë

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit “Anibar” ka kënaqësinë të i shpalosë datat e edicionit të dhjetë. Në vitin 2019, për herë të parë festivali do të organizohet në muajin korrik me datat 15 deri 21 korrik 2019 në Pejë, Kosovë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Anibar ka hapur thirrjen për filma të animuar në tetor, dhe thirrja vazhdon të jetë e hapur deri me 30 Prill 2019 për të gjithë të interesuarit për të qenë pjesë e këtij edicioni të festivalit, transmeton Koha.net.

“Këtë vit do të jetë edicioni i dhjetë i festivalit, ku edhe do të festohet puna e një dekade dhe të gjitha zhvillimit në fushën e animacionit, filmit të animuar, kinematografisë dhe kulturës në Kosovë. Kjo thirrje e festivalit bëhet në nivel ndërkombëtar për kategori të ndryshme, ku Anibar do të ndajë gjashtë çmime në vlerë prej 3000 euro për filmat fitues dhe nga një kurorë (trofeu i Anibar)”, thuhet në komunikatë.

Lista e plotë e kategorive të filmave:

– Gara Ndërkombëtare

Edhe “Akademia e Animacionit” pret gjeneratën e gjashtë Kulturë “Akademia e Animacionit” pret gjeneratën e gjashtë

– Gara Ballkanike

– Gara e Studentëve

– Gara për filma të animuar të metrazhit të gjatë

– Gara për videoklipe të animuara muzikore

– Programi Kids and Teen

Edhe “Anibar” në kërkim të diversitetit brenda botës së animacionit Kulturë “Anibar” në kërkim të diversitetit brenda botës së animacionit

Autorët mund të aplikojnë apo të informohen përmes platformës Film Freeway në linkun e mëposhtëm: https://filmfreeway.com/AnibarAnimationFestival apo të lexoni mbi rregullat e festivalit në këtë link.

Image