Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

A po shkakton Kosova një spastrim jugosllav?

“Trazirat e fundit e rikthyen kërkesën që Kosova të bëhet republikë dhe të përfshihen popullsitë shqiptare në republikat fqinje të Maqedonisë dhe Malit të Zi”, shkruante më 7 maj të vitit 1981 Eric Borune, korrespodent special i “The Cristian Science Monitor”

Një vit pas marrjes së detyrës, anëtarët e presidencës së përbashkët të Jugosllavisë po përballen me dridhjen e parë post-Tito unitetit të këtij shteti multinacional.

Trazirat nacionaliste që shpërthyen në krahinën e Kosovës, që ka një shumicë shqiptarësh etnikë, në mesmars kanë lëkundur besimin e liderëve të rinj, të cilët duket se po gëzonin lundrim të rehatshëm derisa po ruanin politikat e themeluara nga Tito për mosinkuadrim.

Pakënaqësia shkaktoi edhe zemërim të publikut të shqetësuar se zyrtarët kishin dëshmi të telasheve pezull dhe se nuk kishin ndërmarrë asgjë për të parandaluar përshkallëzimin e tyre në kërcënim të gjithëmbarshëm për federatën si tërësi.

Tani, shefi i Partisë Komuniste në krahinë ka dhënë dorëheqjen në kulmin e thirrjeve për spastrim. Mahmut Bakalli ka pranuar shumicën e përgjegjësisë pse nuk kishte arritur t’i parandalonte trazirat nacionaliste.

Qysh prej vitit 1945, kjo qoshe e pasme, dikur “koloni” serbe, ka qenë si problem fëmijërie në përpjekjen për të krijuar dhe ruajtur një union jugosllav stabil me shumë popuj, gjuhë dhe fe. Demonstratat anti-serbe kanë shpërthyer herë pas here. Ndihma e vazhdueshme federale prej viteve pesëdhjetë dhe “shqiptarizimi” i policisë më 1966 kanë bërë ndryshim të vogël real.

Andaj, nuk është e befasishme që pasuesit e Titos janë të shqetësuar për këtë kërcënim të parë kundër ëndrrës së tij të sigurisë nëpërmjet “vëllazërim-bashkimit”. Ka mbetur nën hije të problemeve ekonomike masive – portet ende nuk janë konkurrente në Perëndim, pavarësisht marrëdhënieve më të ngushta me Bashkësinë Evropiane dhe varësisë pasuese prej 44 për qind prej tregtisë me Komekon-in.

Që nga viti 1974, Kosova ka pasur autonomi në të gjitha çështjet e brendshme. Pse atëherë jo edhe statusin e republikës? Duket zgjidhje mjaftueshëm e thjeshtë.

Edhe Arratisja nga vendi i kaosit etnik Shtojca për Kulturë 2 muaj më parë Arratisja nga vendi i kaosit etnik

Trazirat e fundit e rikthyen kërkesën që Kosova të bëhet republikë dhe të përfshihen popullsitë shqiptare në republikat fqinje të Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Një gazetë beogradase e konsideron absurde të flitet për eksploatim sikurse i referohen ekstremistët (e Kosovës) e një rajoni që ka marrë ndihmë kaq të madhe nga pjesa tjetër e vendit. Por, përfitimi ekonomik nuk ka moderuar ndjenjën nacionaliste akute e as ndjenjën nënvlerësuese të inferioritetit socio-politik.