Kulturë

Një realitet i ri e ka fillimin pikërisht në fantazinë artistike

 

Shuk Orani është artist multimedial me vendbanim në Hamburg të Gjermanisë. Ka përfunduar Akademinë e dizajnit multimedial, si dhe Akademinë për publikime elektronike - art dhe dizajn, po ashtu në Hamburg.

Veprat e tij mund të shihen në ekspozita të ndryshme, por edhe në shumë objekte prestigjioze, ndër to edhe në hotele të Hamburgut, zyra arkitektësh, koleksionarë artesh e të tjera, të cilët vlerësojnë lart punën e artistit me prejardhje nga Kosova, shkruan sot “Koha Ditore”.