Vepra e shkruar e Pjetër Bogdanit është ndër më të hershmet e letërsisë së vjetër shqipe.
Studiuesja Anila Omari, ka botuar një studim të veçantë për gjuhën e e veprës “Çeta e profetëve” të Bogdanit, botuar më 1685 në Padova të Italisë.
Sipas Omarit, e cila ka aplikuar teknikën e konkordancave tekstuale elektronike mbi këtë vepër, Pjetër Bogdani ka përdorur në të plot 4000 fjalë shqipe.
folur për këtë vepër të titulluar “Leksiku i veprës së Pjetër Bogdanit”, studiuesja e letërsisë së vjetër shqipe Evalda Paci, ka thënë në emisionin CODEX të KTV-së se kjo është një nga veprat themeltare të albanologjisë, botuar në vitet e fundit.
Artikuj të ngjashëm
-
“Leksikoni i termave të gramatikës” lidh traditën dymijëvjeçare e të sotmen
-
Segoni, biografi i parë i Skënderbeut midis Novobërdës, Kotorrit e Ulqinit
-
Vjeshtë, 1886: Një dorëshkrim i gjetur së fundmi i Dhiatës së Re
-
Sesionet shkencore të gjuhësisë e letërsisë krahas mësimit të shqipes si gjuhë e huaj
-
Lexueset e reja që u bënë edhe shkrimtare