Kulturë

“Mos u nxeh Prizren!”- me lojë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore

Në oborrin e Kompleksit Muzeor të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të mërkurën, para të pranishmëve, është paraqitur loja “Mos u nxeh” në dimensione për hapësirat publike dhe për tavolina, derisa nxënësit e shkollës “Emin Duraku” kanë qenë të parët që kanë hedhur zarin, për të lëvizur më pas nëpër shtegun e trashëgimisë kulturore të qytetit të vjetër

Disa qytete në Shqipëri kanë qenë stacionet e lojës së famshme “Mos u nxeh!”, por të transformuar në promovim e për vetëdijesim mbi peshën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Tash vjen edhe versioni për Prizrenin, nëpërmjet të cilit nxënësit kanë mundësi që duke luajtur të shëtisin e të mësojnë për disa prej monumenteve të qytetit historik

Edukimi i gjeneratave të reja për trashëgiminë kulturore të Komunës së Prizrenit po synohet të realizohet edhe përmes lojës argëtuese “Mos u nxeh Prizren!”. Ky format i lojës i prezantuar vite më parë në disa qytete të Shqipërisë, të mërkurën është shpalosur edhe në kryeqytetin kulturor të Kosovës, me idenë që të rrisë kujdesin për ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore.

Në oborrin e Kompleksit Muzeor të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, para të pranishmëve është paraqitur loja në dimensione për hapësirat publike dhe për tavolina, derisa nxënësit e shkollës “Emin Duraku” kanë qenë të parët që kanë hedhur zarin, për të lëvizur më pas nëpër shtegun e trashëgimisë kulturore të qytetit të vjetër.