Tri monumente nga rajoni i Prizrenit janë shtuar në listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme, ka njoftuar Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.
Sipas vendimit të ministrit, në këtë listë janë shtuar: Shtëpia e familjes “Luboteni” në Prizren, Mulliri i familjes “Isak Vuçterrna” Rahovec dhe ish-shkolla “Emin Duraku” apo sot gjimnazi “Remzi Ademaj”.
Vendimi ka ardhur pas rekomandimit nga Komisioni Profesional Shqyrtues për kërkesa dhe propozime.
Samir Hoxha, drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, ka thënë se trashëgimia e pasur kulturore që ka rajoni i Prizrenit, “sjell harmoninë dhe bukurinë në mjedisin tonë të jetesës, andaj me këtë rast duhet falënderuar të gjitha palët e angazhuara në këtë proces, me theks të veçantë punonjësit profesional të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren për përmbylljen me sukses të këtij angazhimi për këtë vit”.
-
Zgjerohet lista, monumentet mbrohen përhershëm vetëm formalisht
-
Prizreni humb edhe monumente nën mbrojtje të përhershme, kryeministri thotë se po e bëjnë gati për UNESCO
-
Shteti shpall edhe 18 monumente, pasurohet lista por jo edhe qasja
-
Prizrenit “i zhduket” objekti në zonë të mbrojtur, shteti konstaton
-
Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve harrohet në Kosovë