Kulturë

Burgu i pambrojtur që u shit për një mijë euro, mbetet pa kulm

Jo pak rrëfime lidhen me këtë objekt gati njëqind vjet të vjetër, dikur burgu i qytetit të Podujevës. Është dëshmi për vuajtjet, torturat e vrasjet e shqiptarëve. Por, tash si objekt i privatizuar, ka mbetur pa kulm

Objektit që dikur kishte shërbyer si burg në qytetin e Podujevës i është rrënuar kulmi nga pronari privat që e kishte blerë nga ish-pushteti në këtë komunë. Përfaqësuesi ligjor i tij ka thënë se nuk e kanë qëllim rrënimin, por vetëm rinovimin për ta bërë të banueshëm këtë. Ndërsa, zyrtarët komunalë thonë se pronari e ka tejkaluar lejen që ia kishin dhënë për ta rinovuar dhe të njëjtit ia kanë ndaluar punimet. Ata po ashtu kanë theksuar se do t’i ndjekin të gjitha procedurat ligjore që ky objekt të marrë statusin e monumentit të mbrojtur të trashëgimisë kulturore

Rrëfimi i Kajtaz Ajvazit nga fshati Dobratin i Podujevës mund të shuhet bashkë me gjurmët e objektit të ish-burgut në këtë komunë. Këtij objekti gati njëshekullor, të cilin ish-pushteti e kishte shitur për rreth një mijë euro në emër të privatizimit, i është rrënuar kulmi nga pronari, Viktor Hoxha. Nipi i Kajtaz Ajvazit, Afrimi, nuk është ndier aspak mirë kur e ka parë këtë objekt pa kulm, në të cilin para një shekulli thotë se kishte vuajtur gjyshi i tij.

“Unë gjyshin nuk e kam takuar, por sipas gjyshes që më ka treguar, babëgjyshi ka vuajtur shumë në këtë burg, një ndër më së shumti në Llap. Tetë vjet i ka pasur martesë gjyshja, prej atëherë i ka ruajtur 3 fëmijë. Më ka thënë nja 10 ditë një kushëri jonë, bali Fetah, i kishte çuar bukë prej shtëpisë në orën 11:00. Të 11-ën ditë në sabah e kishin pushkatuar. I vetmi prej tyre kishte mbetur gjallë një i Dumnicës. Kur ka ardhur Selim Obrança (pleqnar v.j.) , i kish pa teshat e tij grumbull pas dere”, thotë Afrim Ajvazi. “Nuk jam ndier mirë (për rrënimin e kulmit v.j.). Kam pasur qejf me mbet histori ky objekt, me dit fëmija im, djali i djalit tim me përcjell që ka hjek babëgjyshi në këtë burg. E kanë maltretuar me thika, në fund e kanë ekzekutuar te Mulliri i Mehmet Agës, i kanë thanë. Ai ka qenë në atë kohë si gjeneral, si komandant i Stacionit të Policisë në Kërpimeh. Prej atëherë, na nuk dimë asgjë për të, kurrë hiç. As nuk ia dimë varrin, as s’e dimë asnjë fjalë. Deri pas luftës as në komunë familja ime nuk ka hyrë”.