Kulturë

“Artistët e së nesërmes” midis përvojave reale dhe imagjinatës

“Artistët e së nesërmes” midis përvojave reale dhe imagjinatës
Folegjenda: Laureta Hajrullahu, Shkamb Jaka dhe Brilant Milazimi janë tre finalistët e sivjetmë të çmimit “Artistët e së nesërmes”, veprat e të cilëve janë bërë bashkë në ekspozitën e hapur të hënën, e fituesi do të shpallet më 11 dhjetor

Propozimet premtuese dhe veprat e tyre ekzistuese, ishin motiv që juria e sivjetme e çmimit “Artistët e së nesërmes” të përzgjedhë finalistë Laureta Hajrullahun, Shkamb Jakën dhe Brilant Milazimin. Vendimi del të jetë i drejtë. Të hënën, në hapjen e ekspozitës të qendrës për art bashkëkohor “Stacion” në ish-objektin e klubit të boksit “Prishtina”, përvojat vijnë të gërshetuara dhe propozimet, që tani kanë marrë formë, shtrihen midis realitetit dhe imagjinatës.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është projekt që u ofron artistëve të arteve pamore nën moshën 35-vjeçare mundësinë që të krijojnë vepra të reja, të bëhen pjesë e një procesi specifik që përfshin vlerësimin e veprave dhe artistëve nga një juri kredibile ndërkombëtare. Pas hapjes së ekspozitës, fituesi do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me qëllim që të përjetojë dinamikën e skenës artistike të New Yorkut. Për dy muaj bëhet pjesë e rezidencës dymujore “Residency Unlimited”. Pas kthimit, bëhen pjesë e programit vjetor të “Stacionit” me ekspozitë personale.