Në kuadër të “Orës së Shkrimtarit” PEN Qendra e Kosovës vazhdon përkujtimin e shkrimtarëve të ndjerë të Kosovës.
Përkujtimi i radhës i kushtohet prozatorit Anton Pashku.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktiviteti në kujtim të Pashkut mbahet sonte, më 26 tetor, me fillim në orën 17.00, në ambientet e KultPlus Caffe Galery në Prishtinë.
Për opusin letrar të Anton Pashkut do të flasin Anton Berishaj dhe Adil Olluri. Mbrëmjen e udhëheq Binak Kelmendi.
PEN Qendra e Kosovës ka paraparë edhe gjashtë mbrëmje të tjera kulturore kushtuar shkrimtarëve të ndjerë: Hasan Mekuli, Jusuf Gërvalla, Xhemail Mustafa, Rifat Kukaj, Mensur Raifi dhe Mirko Gashi.
Projektin e PEN Qendrës së Kosovës me titullin “Ora e shkrimtarit” e përkrah Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe KultPlus.