Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

PEN Qendra e Kosovës sonte përkujton kritikun, shkrimtarin dhe publicistin Xhemail Mustafa

PEN Qendra e Kosovës, në kuadrin e projektit “Ora e Shkrimtarit”, përkujton sonte kritikun, shkrimtarin dhe publicistin Xhemail Mustafa.

Kjo mbrëmje mbahet në KultPlus Caffe Gallery, në Prishtinë, sonte, më 5 nëntor, me fillim në orën 17.00.

Për veprën e Xhemail Mustafës do të flasin: Ibrahim Berisha dhe Blerina Gaxha – Rogova.

Mbrëmjen e udhëheq Avni Spahiu.

Përkujtimi për Xhemail Mustafën është mbrëmja e shtatë e PEN Qendrës së Kosovës që mbahet në kuadrin e projektit “Ora e Shkrimtarit”, përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

PEN Qendra ka paraparë edhe tri mbrëmje përkujtimore për shkrimtarët e ndjerë që do të mbahen gjatë javëve në vijim.