PEN Qendra e Kosovës përkujton sot shkrimtarin, teorikun letrar dhe kritikun e ndjerë shqiptar Hasan Mekuli.
Përkujtimi mbahet sot, më 29 tetor, me fillim në orën 17.00, në KultPlus Caffe Gallery, në Prishtinë.
Për veprën e Hasan Mekulit do të flasin Prof. Dr. Sali Bashota dhe Prof. Dr. Osman Gashi.
Mbrëmjen e udhëheq Prof. Dr. Ibrahim Berisha.
Përkujtimi për Hasan Mekulin është mbrëmja e pestë e PEN Qendrës së Kosovës që mbahet në kuadrin e projektit “Ora e Shkrimtarit” që përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
PEN Qendra ka paraparë edhe pesë mbrëmje përkujtimore për shkrimtarët e ndjerë, që do të mbahen gjatë javëve në vijim.
Artikuj të ngjashëm
-
PEN Qendra e Kosovës përkujton sot Mirko Gashin
-
PEN Qendra e Kosovës sot me mbrëmje përkujtuese për Rifat Kukajn
-
PEN Qendra e Kosovës sonte përkujton kritikun, shkrimtarin dhe publicistin Xhemail Mustafa
-
PEN Qendra e Kosovës mban sot mbrëmje letrare për Anton Pashkun
-
PEN Qendra e Kosovës sot mban mbrëmje letrare për Ibrahim Rugovën