Në orën 17:00, PEN Qendra e Kosovës vazhdon aktivitetin e vet në kujtim të shkrimtarëve të ndjerë të vendit. Ky aktivitet zhvillohet në ambientet e KultPlus Caffe Gallery, në kryeqytet.
Në këtë mbrëmje, të tetën me radhë të PEN Qendrës, përkujtohet shkrimtari e poeti për fëmijë e të rritur, skenaristi dhe mjeshtri i humorit, Rifat Kukaj.
Për Rifat Kukajn do të flasin miku i tij i letrave, Ibrahim Kadriu, dhe studiuesja Qibrije Demiri Frangu, ndërkaq mbrëmja do të udhëhiqet Binak Kelmendi.
PEN Qendra e Kosovës ka paraparë edhe dy mbrëmje të tjera kulturore kushtuar shkrimtarëve të ndjerë: Mensur Raifi dhe Mirko Gashi.
Projekti i PEN Qendrës së Kosovës me titullin “Ora e shkrimtarit”, është nën përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
-
PEN Qendra e Kosovës sonte përkujton kritikun, shkrimtarin dhe publicistin Xhemail Mustafa
-
PEN Qendra e Kosovës sot me mbrëmje letrare për Hasan Mekulin
-
PEN Qendra e Kosovës mban sot mbrëmje letrare për Anton Pashkun
-
PEN Qendra e Kosovës sot mban mbrëmje letrare për Ibrahim Rugovën
-
PEN Qendra e Kosovës përkujton shkrimtarët e ndjerë