Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Çakalli: Pa ndihmë konkrete, organizatave kulturore u vështirësohet mbijetesa

Producentja e “DokuFest-it”, Alba Çakalli, në një intervistë për gazetën ka thënë se pandemia ka vështirësuar funksionimin e secilit sektor të kulturës

Festivali më i madh dhe më me ndikim artistik e financiar në vend, “DokuFest”, nuk e ka pasur aspak të lehtë organizimin e edicionit të sivjetmë. Gjatë viteve është llogaritur si një infuzion i madh financiar për Prizrenin dhe krejt shtetin. Por, drejtuesit e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër kanë ardhur në përfundim se duhet një plan konkret i shtetit në mënyrë që të mbijetojnë organizatat kulturore.

Producentja e “DokuFest-it”, Alba Çakalli, në një intervistë për gazetën, ka thënë se pandemia ka vështirësuar funksionimin e secilit sektor të kulturës. Sipas saj, vendimmarrja për të organizuar edicionin e sivjetmë në platformën online ka qenë një prej sfidave kryesore. E ky problem është shoqëruar me vështirësi në sigurimin e fondeve. Sipas Çakallit, Prizrenit do t’i mungojë atmosfera e përvitshme, por edhe të hyrat financiare që i ka sjellë festivali. Ajo ka thënë se festivali ka ndryshuar sa i përket organizimit, por cilësia mbetet e njëjta. Ka vënë në pah se mungesa e mysafirëve të festivalit, mungesa e vizitorëve dhe qytetarëve të rëndomtë do ta afektojë dukshëm sidomos qytetin e Prizrenit. Sipas saj, kultura nuk ka qenë prioritet i asnjë qeverie në Kosovë dhe për këtë arsye, edhe në kohë pandemie, është një prej sektorëve më të goditur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

KD: Cili është efekti direkt i pandemisë në kulturë, përkatësisht në organizimin e festivalit “DokuFest”?

Çakalli: Situata pandemike në të cilën gjendemi të gjithë, pavarësisht sektorit se ku kontribuojmë, ka bërë që të kemi vështirësi në realizimin e të gjitha aktiviteteve kulturore. Me shumë vështirësi kemi arritur ta realizojmë versionin online të festivalit, që ka qenë një sfidë në vete.

(Më gjerësisht lexoni në KOHA Ditore)