Për vite më radhë, ato kishin qenë ndër festivalet më të rëndësishme që e shënjonin Kosovën në hartën e ngjarjeve kulturore në botë. Por, situata e tejzgjatur me pandeminë i ka vënë udhëheqës e producentë të këtyre festivaleve para një sprove aspak të lehtë: të anulohen edicionet e sivjetme, apo të vijojnë në formatin virtual.
Pikërisht ky “normalitet” i ri ka bërë që këto festivale t’i zgjedhin plaftormat digjitale si alternativë për ngjarjet me pjesëmarrës në hapësira fizike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke i pasur në sfond sfidat për alternativat e reja të shfaqjes virtuale, “Kosova 2.0”, pasditen e së mërkurës, ka mbajtur diskutimin online “Hajde Folim: Kultura në margjina”.
Në debatin e moderuar nga Aulona Kadriu, Alba Çakalli, producente e Festivalit Ndërkombëtar të Filmave Dokumentarë dhe të Shkurtër “DokuFest”, Vjosa Berisha, drejtoreshë ekzekutive e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë “PriFest” si dhe Arba Hatashi, drejtoreshë e Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit “Anibar”, kanë rrëfyer përvojat e tyre gjatë situatës së me pandeminë e koronavirusit.
Producentja e “DokuFestit”, Alba Çakalli, ka thënë se përgatitjet për edicionin e radhës të festivalit i kishin nisur qysh vitin e kaluar. Pas situatës së re të pandemisë, ekipi menaxherial, sipas saj, kishte vendosur që edicioni i sivjetmë të mos anulohej.
“Ekipi seleksionues vendosi të bëjë përzgjedhjen e filmave, por duke e përgjysmuar numrin e tyre nga një program prej dyqind sosh sa ishin paraparë”, ka treguar Çakalli.
Për shkak të vendimeve të paqarta të institucioneve, ka vijuar ajo, drejtuesit e “DokuFestit” ishin përcaktuar përfundimisht që të shkohej me formatin online. Sipas saj, ky edicion është i pari që bëhet në një formë të tillë.
“Jemi mësuar që ‘DokuFesti’ të sillte të gjithë botën në Prizren, kësaj radhe do ta sjellim botën në faqen e festivalit. Sigurisht se do të na mungojë eksperienca e audiencës, performancat muzikore si dhe komponentë të tjerë”, ka thënë Çakalli.