Pasi përfundon ligjëratat në Fakultetin e Arteve, qetësinë e gjen në periferi të kryeqytetit. Është ky Eshref Qahili, i cili për më shumë se gjysmë shekulli merret me pikturë.
Piktori atelienë e ndërtuar dhjetë vjet më parë e ka shndërruar në vend banimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI lindur në Preshevë për ta ndjekur ëndrrën e tij, u desh të bënte disa orë udhëtim për të vazhduar shkollimin në Pejë.
Përdhesja e galerisë “Qahili” duket si një mozaik punimesh të teknikave e temave të ndryshme.
Prapa çdo pikture fshihen edhe disa skica të saj.
Një pjesë e punimeve të tij lidhen edhe me vitet ’90, kur represioni ndaj shqiptarëve në Kosovë ishte shtuar nga forcat serbe.
Qahili planifikon që ta sjellë një ekspozitë me përmbledhje të punimeve të paekspozuara më parë dhe piktura të cikleve të tij të fundit që titullohen “Futbolli” dhe “Vitrina”.