Ditën e nis në punëtorinë e tij, i rrethuar me mbi një mijë instrumente tradicionale. Instrumentisti Shaqir Hoti të gjitha i ka punuar vetë.
Nga këtu nxjerr melodi burimore. E ka shumë për qejf interpretimin e “Bareshës” së Nexhnije Pagarushës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI lindur në Rugovë të Hasit, së fundmi është rikthyer në vendlindje bashkë me fyellin. Në bashkëpunim me Ilir Shaqirin i ka publikuar dy instrumentale të cilat do t’i përmbledhë një album.
“Mullixhiu” është projekti më i ri i Hotit.
Shaqir Hoti tregon se pjesë e këtij albumi do të jenë edhe "Vallja e Bilbilit" dhe "Vallja e vashave". Instrumentisti i njohur thotë se këto valle do t’i përcjellë me okarinë e fyell.
Melodi të veçanta burimore do të sjellë edhe me dy këngë tjera, që është duke i punuar. Hoti thotë se janë këngë me të cilat është rritur.
Në mesin e të gjitha instrumenteve, lidhje të veçantë ka me okarinën. Tërë jetën ia ka dedikuar hulumtimit të këtij instrumenti, ndërsa thotë i ka mbetur peng okarina origjinale e gjetur në Runik të Skenderajt.
Një okarinë edhe e ka punuar, e prej saj nxjerr edhe tinguj. Thotë se ky instrument duhet të mësohet në rini.
Shaqir Hoti ka qenë pjesë e orkestrës së Radio Prishtinës për shumë vite. Edhe pse i pensionuar, ai ende vazhdon të hulumtojë dhe të kompozojë muzikë.