Zhanri horror ofron një kuadër të referencës për pandeminë globale, sado trazuese të jetë. Në javët e para të shpërthimit, “Contagion” kryesoi majat e listave të filmave më të shikuar online.
Reddit dhe Twitteri zjarrmonin me mëtime se romani i Dean Koontzit ka “parashikuar” COVID-19 dhe krahasimet me mjeranen e 1978-s të Stephen Kingut, “The Stand”, qenë aq të dendura sa vetë autori e ndjeu të nevojshme të kërkojë falje për 2020-n. Nëse një mjeshtër horror ndihet kaq i trazuar, vini veten në vend të autorëve që shpalosin kriza të reja fiksionale në këtë verë të zorshme, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë varësi të apetitit tuaj për fiksion murtajash, zgjedhja e “Survivor Song” e Paul Tremblayt është sa e shkëlqyer, po aq edhe tërheqëse. Në Massachusetts, një shkulm i ri sëmundjesh ngjitëse ka kaluar në transmetim njerëzor. Simptomat lajmërohen brenda pak orësh nga infektimi, duke i bërë të infektuarit vetëvrasës apo shkatërrues të infrastrukturës sociale.
Në kaosin e përhapjes së hershme, ne njihemi me shtatzënën Natalie, pak çaste para se i shoqi i saj të vritet, kurse vetë ajo është kafshuar. Nga këtu e tutje, ne përvijojmë Natalien dhe pediatren e saj, Ramola, në përçapjet e tyre për ndihmë mjekësore.
Në çfarëdo viti tjetër “Survivor Song” do të ishte me siguri një copëz spekulative e zhanrit të fiksionit: është një refren i Tremblayt mbi të fundbotshmen e zombieve, e thënë me një gazmori formale dhe përtej-vetëdije. Më 2020, romani duket trazueshëm profetik, me referenca te “izolimi”, mungesa e maskave mbrojtëse dhe efiçienca e vaksinave.
Sikundër në realitet, gjendja është kredhur në keqinformacion. Faksimile postimesh të mediave sociale përbëjnë prapavijën dhe kontekstin e virusit, derisa njëkohshëm dritësojnë të dhëna që duhet të kompromisohen. Një skenë e bisedës së Facebookut drejton spektrin e thashethemnajave, fakteve të lajthitura dhe teorive të konspiracionit, duke e lënë lexuesin dhe protagonistin të pasigurt rreth natyrës së njëmendët të kërcënimit. Edhe më keq, kriza është përkeqësuar nga “një president i pavullnetshëm dhe i lig, i pajisur për të marrë vendimet e nevojshme racionale të mbështetura në shkencë”. Kjo dromcë rastësore tani duket më tmerruese sesa vrasësit e hakërryer të romanit.
“Survivor Song” është vepër e zhveshur dhe e dhunshme. Ajo përfaqëson tronditjen dhe neverinë e horrorit të gjithështrirë dhe nuk ka aspak nga ambiguiteti i “A Head Full of Ghosts” apo “The Cabin at the End of the World”, romane që e shquan Tremblayn si një zë i ri vital në këtë zhanër. Është gjithashtu një prej librave më të ngrohtë dhe humanë deri më tani.