Aktori i njohur irlandez, Jamie Dornan, thotë se shpreson që pandemia e koronavirusit t’i bashkojë njerëzit anembanë botës.
Ylli i filmave “50 Shades of Grey”, babai i së cili vdiq si pasojë e COVID-19, shpreson që kriza globale shëndetësore të ketë ndikim pozitiv afatgjatë në bashkimin e komuniteteve të ndara, edhe pse për momentin duket se diçka e tillë nuk po ndodhë.
“Ne të gjithë e kemi pasur një lloj përvoje testimi, megjithëse disa më shumë se të tjerët. Sado i keq që ka qenë ndikimi personal tek unë, unë shpresoj që diçka pozitive të dalë nga kjo pandemi në jetën tonë, në kuptimin që, ndoshta kjo mund të jetë e vetmja gjë të cilën të gjithë njerëzit në mbarë botën e kemi përjetuar së bashku. Koronavirusi ka ndikuar tek secili në mënyra të ndryshme, sigurisht, por shpresojmë se do ta ketë një cilësi unifikuese. Sipas parashikimeve të para, një e tillë nuk po ndodhë por është mirë të shpresojmë që kjo eksperiencë të na bashkojë në të ardhmen, dhe kështu t’i japim fund një herë e përgjithmonë dallimeve racore e të pakuptimta që ekzistojnë. Por, mbetet të shihet nëse një gjë e tillë do të ndodhë. Koja i tregon të gjitha”, deklaroi Dornan për revistën “Radio Times”.
Dhe pse në fillim të pandemisë, aktori 39-vjeçar e humbi të atin nga koronavirusi dhe atëkohë ai ishte i karantinuar në Australi ku po e xhironte filmin e tij të ardhshëm, “The Tourist”, Dornan tha se pjesën e mbetur të pandemisë e ka shijuar duke kaluar kohë kualitative me gruan Amelia Warner dhe tri vajzat e tyre të vogla.
Ndërkohë, Jamie është lavdëruar tej mase për rolin e tij të fundit në filmin “Belfast”, duke u konsideruar edhe fitues potencial i disa çmimeve të rëndësishme kinematografike. Por, aktori e pranoi se nuk ndihet rehat të flasë për veten dhe arritjet e tij.
“Në Irlandë, nuk mund të mahnitesh shumë nga sukseset tua. Nuk është diçka që pranohet edhe aq mirë nga të tjerët. Unë i admiroj amerikanët për faktin se dinë ta vlerësojnë dhe reklamojnë veten, duke treguar me mburrje për rolet apo punët që i kanë realizuar. Kjo gjë nuk u vjen natyrshëm njerëzve nga vendlindja ime”, shtoi tutje aktori.
Edhe
Dornanit i pëlqen ta testojë veten me role
“Belfast” e shtjellon jetën e një familjeje në Belfast të Irlandës në fund të viteve ‘60, kur shpërthyen trazirat në vend. Në filmin e shkruar dhe drejtuar nga Kenneth Branagh, luan aktorja veterane Judi Dench dhe aktorët tjerë, Jamie Dornan, Caitríona Balfe dhe Ciarán Hinds.
“Belfast” do të fillojë së shfaquri nëpër kinematë e Britanisë së Madhe më 21 janar të vitit të ardhshëm.