Aktori 39-vjeçar, Jamie Dornan, ka bërë një përpjekje të vetëdijshme për të mos marrë role që kur luajti si miliarderi skllavëror Christian Grey në ekskluzivitetin e vlerësuar me X “Fifty Shades”.
Jamie e ka pranuar se ai duhej të sigurohej që roli do ta “testojë” atë në mënyrë që të marrë ndonjë kënaqësi jashtë eksperiencës.
“Ka të bëjë me kërkimin e sfidës”, ka shpjeguar ai.
“Dhe nëse rehatohesh shumë në këtë industri, je i përfunduar. Besoj fort në këtë.
“Gjithmonë dua t’i dëshmoj diçka vetes sime. Jam pak i shtyrë në atë mënyrë që gjithmonë dua ta sfidoj veten përtej asaj çka kam arritur tashmë, ose asaj që e kam kryer. Dua që gjëja tjetër të jetë diçka që më duhet të punoj fort për t’ia dëshmuar vetes- edhe të tjerëve- se jam i aftë për këtë, çfarëdo qoftë”.
Edhe
Jamie Dornan do të luajë krahas Gal Gadotit në filmin “Heart of Stone”
Ylli i “Wild Mountain Thyme” këmbënguli në atë se ai nuk do të “kënaqej” me punën e tij nëse nuk do të ndihej i sfiduar.
“Mendoj se jam shtyrë gjithnjë nga ky fakt, por së fundi e kam më të lehtë ta pranoj”, ka shtuar ai për IndieWire.
“Quaje ambicie, a dëshirë apo si të duash, por ka diçka brenda meje që vazhdimisht do ta testojë veten time. Përndryshe, nuk mendoj se do të jem i kënaqur aq sa duhet”.
Ndërkohë, Jamie së fundi ka rrëfyer se përballja me kritikat nga “Fifty Shades” ishte goxha e vështirë”.
“Nuk ka asnjë ndryshim në ‘Fifty Shades’, në kuptimin që ishte i bazuar në libra dhe ne po qëndronim shumë afër këtyre librave. Këta të fundit u pëlqyen nga fansat.
Me të vërtetë u pëlqyen filmat, bukur shumë, por edhe u përçmuan nga çdo kritik, ka shpjeguar ai.
“E ke parasysh se do t’i kesh këta filma që janë për fansat, të cilët do t’i pëlqejnë jashtëzakonisht shumë, dhe që do të bësh shumë para.
Edhe
Jamie Dornan shpreson që pandemia e koronavirusit t’i bashkojë njerëzit
“Gjithashtu, e ke parasysh edhe faktin që kritikët do të jenë vetëm duke lëpirë buzët dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi. Ne e dinim se kjo do të ndodhte, kështu që, ju jeni duke e parë atë ndeshje, e nganjëherë kjo është shumë e vështirë”.
Megjithatë, aktori 39-vjeçar, i cili luajti bashkë me Dakota Johnson, 32 vjeçe, si protagonistja femër Anastasia Steele- nuk janë bërë “pishman” që luajtën për këta filma të suksesshëm.