Showbiz

Jamie Dornan do të luajë krahas Gal Gadotit në filmin “Heart of Stone”

Sipas portalit “Deadline”, aktori i njohur irlandez Jamie Dornan, në filmin e tij të ardhshëm do të luajë krahas yllit të kinematografisë, Gal Gadot. Trileri me spiun vjen i realizuar nga Netflixi dhe e mban titullin, “Heart of Stone”.

Regjinë e filmit do ta bëjë Tom Harper, ndërsa skenarin e ka shkruar Greg Rucka, i cili shquhet për punën në filmin hit të Netflixit, “The Old Guard”.

Gal Gadon, e cila shquhet si një prej aktoreve më të paguara të Hollywoodit, vjen në rolin protagonist të filmit me spiune gra i cili është i ngjashëm me hitet kinematografike, “James Bond” dhe “Mission: Impossible”.

Në anën tjetër, Jamie Dornan kohëve të fundit ka bërë përpjekje për të mos u angazhuar me role vetëm në filma romantik, nga fama e madhe që e fitoi pas portretizimit të miliarderit Christian Grey në filmat, “Fifty Shades”. Ai luan në filmin e sapo lansuar, Belfast”, i cili ka marrë vlerësime të larta nga kritikët dhe po konsiderohet favorit për t’u shpërblyer me disa çmime kinematografike.

Dornan po ashtu e ka pranuar që para se të angazhohet në një film, i duhet të sigurohet që ai rol do ta sfidojë si aktorë, në mënyrë që të mund të ndahet i kënaqur me atë eksperiencë.

Ylli i filmit “Wild Mountain Thyme”, insiston se nuk do ta shijonte punën e tij nëse nuk do të ndihej i sfiduar.