Dyshja Driton Goleshi dhe Lyra Pallaska sjellin ilustrime të veçanta të personazheve në karantinë. Driton Goleshi rrëfen se si po i ilustron ditët e izolimit.
Personazhet e tyre të ilustruar në 2 centimetra tashmë janë vendosur në karantinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktivitetet në izolim, Driton Goleshi e Lyra Pallaska, po i shpërfaqin në ilustrime.
Në këto punime përfshihen edhe bisedat në distancë. Një kujdes i veçantë u kushtohet detajeve, transmeton KOHA.
Me ilustrime të veçanta në formë kartolinash, ata kanë shënuar festa të ndryshme.
Driton Goleshi e Lyra Pallaska, që nga viti 2017 vazhdojnë të realizojnë ilustrime të ndryshme ku shumica e personazheve kanë madhësi rreth 2 centimetra.
Dyshja synon që këto punime në të ardhmen t’i përmbledhë në ekspozitë.