Dhomën e saj e ka shndërruar në vendin më të dëshiruar të punës. Yllka Haxhiu nga Gjakova e kishte shikuar me sy pozitiv të qëndruarit në izolim gjatë muajve të pandemisë.
Si studente e dizajnit dhe e modës, krijimin e gjërave unike e pa të arsyeshme për të kaluar kohën në shtëpi, raporton KOHA.
Çanta, këpucë, rripa e shumë aksesorë të tjerë i bëri pjesë të koleksionit të saj.
Në po të njëjtën tavolinë pune, ku i ka ekspozuar krijimet e saj, Yllka pozicionohet edhe për t’i punuar ato.
Një tjetër kënd i veçantë në dhomën e saj të vogël, mbetet ai i veshjeve të dizajnuara për temë diplome.
Koleksionin e krijuar gjatë karantinës, Yllka thotë se nuk do ta përsërisë asnjëherë, pasi që dëshiron ta lërë unik.
Derisa nuk e përjashton mundësinë e shitjes së tyre varësisht nga kërkesat.