Veprat e gjashtë artistëve, që janë krijuar gjatë kohës së izolimit si pasojë e pandemisë, janë përmbledhur në ekspozitën virtuale “Artistët në karantinë”.
Artan Hajrullahu, Arbnor Karaliti, Brilant Milazimi, Driton Selmani, Edona Kryeziu dhe Lorik Sylejmani, i kanë sjellë para publikut veprat e tyre në ekspozitën e formatit digjital.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNëpërmjet shëtitjes vizuale, vizitorët e ekspozitës kanë mundësi të shohin përmes ekranit kompjuterik veprat që janë rezultat i ndryshimit të normave sociale dhe i ritmit ditor të secilit njeri.
Punimet e ekspozitës “Artistët në karantinë” janë vendosur fizikisht në ambiente të Shtëpisë së Evropës në Prishtinë.
Kjo ngjarje është organizuar në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Kosovës.
Situata e krijuar nga Covid-19 vazhdon t’i mbajë mbyllura për publikun galeritë në vendin tonë.