Akademia e Shkencave dhe Arteve e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, kanë nënshkruar sot në Tiranë protokollin e bashkëpunimit të ndërsjellë për periudhën 2020-2021.
Ky protokoll, i cili u nënshkrua nga kryetari i ASH-së, akademik Skënder Gjinushi dhe kryetari i ASHAK-së, akademik Mehmet Kraja, mbështetet në marrëveshjen kuadër të bashkëpunimit ndërakademik dhe ka për synim të përcaktojë përparësitë e bashkëpunimit për periudhën dyvjeçare në vijim.
Ndër përparësitë kryesore të këtij protokolli janë: ringritja e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe dhe kujdesi për një rregullim shkencor e ligjor të përdorimit të shqipes në funksione publike e zyrtare si dhe disa aktivitete të tjera të përbashkëta.
Protokolli përmban zotime të drejtpërdrejta për një sinergji shkencore ndërakademike dhe mundëson edhe bashkëpunime me institucione të tjera shkencore në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe në botën arbëreshe. /KP/
-
Dy akademitë zyrtarizojnë bashkëpunimin për dy vjetët e ardhshëm
-
Fjalori i madh i gjuhës shqipe në përplasje parimesh, dilemash e akuzash
-
Justina Shiroka-Pula në krye të AShAK-ut synon ndërkombëtarizim e hapje
-
Tre akademikë të Kosovës, anëtarë të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
-
Akademik Skënder Gjinushi: Kundër standardit gjuhësor janë individët më mediokër