Rrjeti i Fondeve të Filmit të Evropës Juglindore (South Eastern Europe Cinema Network) ka mbështetur tri projekte filmike nga Kosova.
Qendra Kinematografike e Kosovës ka bërë të ditur se në Asamblenë e 30-të të mbajtur me 7 nëntor në Selanik, në kuadër të projekteve filmike fituese nga shtetet tjera të Evropës Juglindore, është vendosur që të përkrahet prodhimi i dy filmave të shkurtër: ‘Koagulimi’/’Coagulation’ me skenar dhe regji nga Noar Sahiti dhe ‘Sea By The River And River By The Sea’ me skenar dhe regji nga Sovran Ndrecaj; si dhe zhvillimi i skenarit për filmin e gjatë ‘Woman of the House’ nga Fatos Berisha.
Për Kosovën është viti i dytë si anëtare e SEE CINEMA NETWORK e cila ka për qëllim të krijojë bashkëpunim në mes shteteve anëtare që përmes kinemasë të eksplorohet e përbashkëta e identitetit evropian, duke integruar dhe festuar diversitetin kulturor dhe traditat e ndryshme.
-
Tri projekte filmike të Kosovës marrin përkrahje nga Shqipëria
-
Tri projekte filmike nga Kosova mbështeten në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore
-
Forumi i Filmit të Shkurtër u hap rrugë dhjetë projekteve filmike në “DokuFest”
-
“Film Industry Watch” për “njerëzit e njëjtë” në juri, projekte e fonde
-
Shteti jep 800 mijë euro për tre filma, konkursi i radhës brenda një muaji