Kulturë

Peticion për revokimin e çmimit Nobel për Handken

Foto: Reuters

Në rrjetet sociale tashmë ka nisur një peticion për revokimin e çmimit Nobel për Letërsi për shkrimtarin austriak Peter Handke.

Në këtë peticion, theksohet se Handke ishte përkrahës i “kasapit të Ballkanit” Slobodan Millosheviq.

PETICIONIN E GJENI KËTU

“Ishte mbështetës ndaj personit që ishte përgjegjës për vdekjen e qindra mijëra njerëzve të pafajshëm dhe dhjetëra mijëra grave dhe burrave të dhunuar. Një person që mbron një përbindësh të tillë nuk meriton një njohje më të thjeshtë letrare, e lëre më një çmim Nobel”, thuhet ndër tjera në peticion.

Lexo edhe: ASHAK-u i kërkon Akademisë Suedeze të anulojë Nobelin për Handken

Sot gjatë ditës pati reagime të shumta ndaj ndarjes së këtij çmimi për Handke.

Handke njihej si përkrahës i Sllobodan Millosheviqit dhe si person që haptas kishte mohuar masakrat në Ballkan.

Lexo edhe: Reagimet pasi përkrahësi i Millosheviqit mori Nobelin për Letërsi