Dega e Gjuhësisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës organizon konferencë shkencore me titull: “Studime për leksikun dhe leksikografinë dialektore”.
Konferenca do t’i zhvillojë punimet sot në ambientet e Institutit Albanologjik, në të cilën do të marrin pjesë emra të shquar të shkencës së albanologjisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQëllimi i kësaj konference, sipas organizatorëve është prezantimi i punës dhe projekteve që janë realizuar dhe që janë në realizim e sipër, njëkohësisht edhe nxjerrja në pah e studimeve dhe të arriturave të viteve të fundit nga fusha e leksikografisë.
Në këtë aktivitete do të ketë pjesëmarrës nga Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Prizrenit, Universiteti i Gjilanit, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë (ASA) në Tiranë, Universiteti i “Ismail Qemaili” Vlorë, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, Katedra e Albanologjisë e Universitetit të Beogradit, Universiteti “Cyril and Methodius” Shkup, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore etj.