Dega e Gjuhësisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës organizon konferencë shkencore me titull: “Studime për leksikun dhe leksikografinë dialektore”.
Konferenca do t’i zhvillojë punimet sot në ambientet e Institutit Albanologjik, në të cilën do të marrin pjesë emra të shquar të shkencës së albanologjisë.
Qëllimi i kësaj konference, sipas organizatorëve është prezantimi i punës dhe projekteve që janë realizuar dhe që janë në realizim e sipër, njëkohësisht edhe nxjerrja në pah e studimeve dhe të arriturave të viteve të fundit nga fusha e leksikografisë.
Në këtë aktivitete do të ketë pjesëmarrës nga Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Prizrenit, Universiteti i Gjilanit, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë (ASA) në Tiranë, Universiteti i “Ismail Qemaili” Vlorë, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, Katedra e Albanologjisë e Universitetit të Beogradit, Universiteti “Cyril and Methodius” Shkup, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore etj.
-
Sesionet shkencore të gjuhësisë e letërsisë krahas mësimit të shqipes si gjuhë e huaj
-
Seminari me fokus në shqipen e rrjeteve sociale dhe postmodernizmin në letërsi
-
“Java e Albanologjisë” bashkon në Prishtinë gati 100 studiues
-
Seminari – bosht i integrimit të shqipes e shqiptarëve në botë
-
Mbi 100 studiues tok në edicionin e 40-të të Seminarit