Teatri i Gjilanit e ka parë të nevojshme që shfaqjet që i realizon t’i dërgojë edhe nëpër komuna të tjera. Udhëheqësit e këtij institucioni këtë e kanë parë si një mundësi të mirë për të mbushur boshllëkun artistik nëpër teatrot lokale.
Disa nga shfaqjet që janë pjesë e repertorit të tanishëm të Teatrit do të shfaqen para publikun në komuna të ndryshme si Viti, Kaçanik, Kamenicë, Ferizaj, por edhe në Prishtinë, Shkup e Tiranë. Shfaqja “Erdhi Godoja”, pastaj “Shfaqja që shkon keq”, komedia “Vrapo pas gruas tënde”, e të tjera do të jenë disa nga shfaqjet që do të udhëtojnë përmes “Teatrit mobil”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRreth 15 shfaqje priten që gjatë shtatorit e deri në dhjetor të jepen nëpër teatro të komunave. Drejtori i Teatrit të Gjilanit, Erson Zymberi, ka thënë se lokacionet , shfaqjet dhe datat e sakta do të bëhen së shpejti publike. Në anën tjetër, duke folur për këtë projekt, Zymberi ka thënë se ideja e “Teatrit mobil” fillimisht ka ardhur si nevojë për prezantimin e punës së Teatrit që ai drejton, përmes udhëtimeve artistike të shfaqjeve edhe nëpër qytetet e vende të tjera.
Zymberi, po ashtu, ka treguar se ata do t’i dërgojnë shfaqjet e tyre nëpër vende të ndryshme për të plotësuar edhe boshllëkun artistik kundrejt kërkesës së publikut.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)