Kulturë

S’jetoj pa dyshimin

Diana Çuli është lindur më 1951. Është marrë me politikë, teksa njihet më shumë si shkrimtare e gazetare. Është diplomuar për Filozofi në Universitetin e Tiranës. Ajo është aktiviste e shoqërisë civile për të drejtat e grave, barazinë gjinore, dhe luftës kundër trafikimit të grave dhe vajzave, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në fund të vitit 1970 ajo publikoi historinë e saj të parë të shkurtër “Ndërgjegjja”. Ka publikuar tetë novela dhe është autore e disa skenarëve të filmave, si: “Hije që mbeten pas” (1985), “Rrethi i kujtesës” (1987) dhe “Bregu i ashpër” (1988).

Çuli është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

E bardha: Është dritë, është mëngjes, është fillim dite. Është punë, energji dhe optimizëm. Ajo vjen pas një nate të errët, kur mendimet e zymta marrin rrugë dhe kanë më pak pengesa. E bardha i shpërndan, ose të paktën i dobëson, i amortizon, i tulat.

E bardha është ngjyra e veshjeve të para të fëmijës, e ditës së dasmës…E shtratit të saposhtruar e të paprekur.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)